Kryemadhi: Zgjedhjet në Kosovë, duhet të lexohen mirë nga politikanët dhe ndërkombëtarët

Hënë, 07 October 2019 16:41

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një intervistë për ABC News, duke folur në lidhje me procesin zgjedhor të zhvilluar në Kosovë, e vlerësoi atë si shumë pozitiv. Kryemadhi tha se duhet lexuar mirë nga politikanët por edhe nga ndërkombëtarët, pasi procesi zgjedhor në Kosovë tregoi që në demokraci ata që duhet të vendosin pasi dhe përfitojnë të parët janë qytetarët.

Zonja Kryemadhi faleminderit për këtë intervistë në ABC Neës. Do të doja ta nisnim këtë intervistë me aktualitetin politik, sidomos atë që prek të gjithë shqiptarët. Kosova brenda 24 orësh ka përmbyllur gati një proces perfekt zgjedhor. Një shtet i formuar prej 11 vitesh përmbyll një proces brenda 24 orësh gjë që Shqipëria nuk e bën prej 30 vitesh. Si e patë ju këtë proces zgjedhor?

E para, e shikoj me një pozitivitet, e shikoj si një shembull që për hir të së vërtetës duhet të tërhiqet dhe të mësojmë edhe ne politikanët shqiptarë. Ajo që është pozitive në të gjithë atë çfarë ndodhi dje është që, tashmë Kosova jo vetëm që përmirëson imazhin e saj ndërkombëtar por tregon që është e aftë për të administruar dhe për të bërë dhe atë që ne mendojmë, rotacionin politik ose ndryshimin nëpërmjet demokracisë. Është një mësim shumë i mirë për politikën shqiptare, që demokracia është ajo që bën ndryshimin, nuk janë individët ata që bëjnë ndryshimin. Demokracia tregoi që ndryshimi i pushteteve në Kosovë, do të sjellë diçka që do të përfitojnë kosovarët dhe shtetasit e saj, gjë që është shumë e rëndësishme. Megjithatë mendoj që, ta kenë lexuar të gjithë politikanët por ta lexojnë edhe ndërkombëtarët sepse është një nga elementët më të mirë për të kuptuar që funksionimi i demokracisë, funksionimi i institucioneve demokratike dhe i sistemit, është hapi i parë dhe është çelësi i çdo përfitimi të qytetarëve të një shteti, jo përfitimi politik apo momental të individëve të caktuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...