Jep dorehëqjen kreu i AKEP/ Në vend të tij emërohet gruaja e gjyqtarit

Hënë, 07 October 2019 17:53

Kreu i AKEP, Ilir Zela ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas tre vitesh në krye të këtij institucioni.

Sipas burimeve të CNA.al, në vend të tij pritet të emërohet gruaja e gjyqtarit të shumë akuzuar dhe përfolur Ardian Dvorani, Edlira Dvorani.

Aktualisht ajo është Anëtare e Këshillit Drejtues në AKEP, ndërkohë që pritet të marrë postin e Ilir Zelës, i dorëhequr tashmë.

Edlira Dvorani është eksperte e fushës ekonomike dhe financiare.

Ajo është diplomuar për ekonomi në Universitetin e Tiranës në vitin 1992.

Përpara zgjedhjes në detyrën e Anëtarit të Këshillit Drejtues të AKEP, Dvorani ka qenë në funksionin e  Këshilltares për analizën dhe studimin e tregjeve si edhe menaxhimin e rreziqeve të sigurimit pranë Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë INSIG sha. CNA

Modifikuar më Hënë, 07 October 2019 17:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...