Prej kohësh kryeministri i vendit Edi Rama kishte nisur sulme verbale të egra e të turpshme njëkohësisht, ndaj medias më të madhe ‘online’ në vend, SYRI.net.
Rama nëpër studio televizive, mitingje e komente në faqen e tij në FB, nuk nguron që të sulmojë hapu këtë media kritike që prej shumë kohësh i nxjerr të vërtetat e qeverisjes së tij klepto-kriminale.
Por kohët e fundit këto sulme verbale të vetë kryeministrit kanë kaluar në shantazhime e intimidime direkte duke përdorur strukturat e shtetit, si policia dhe hetimi tatimor.
Ky ‘Sy’ që sheh gjithçka në brendësi të organizatës ‘Rilindja’ duket se e ka tërbuar Ramën deri në atë pikë, sa që po përdor vetë shtetin për ta ‘verbuar’.
Pikërisht këtë situatë ka përshkrua në krijimin e tij të radhës mjeshtri i karikaturës politike, Bujar Kapexhiu, publikuar në ‘Mapo’ me titull:
‘Do ta veboj Syrin e keq’.