Policia italiane ka shkatërruar një bandë grabitësish italo-shqiptare. 10 persona, mes tyre shqiptarë e italianë, ranë në pranga mëngjesin e sotëm.
Gjatë orëve të vona të natës, të armatosur me thika e zinxhirë, ata hynin në vila e banesa duke ushtruar dhunë fizike ndaj pronarëve.
Hetimet e autoriteteve italiane kanë vërtetuar se ata janë përgjegjës të rreth 17 grabitjeve të ndodhura në provincën e Torinos, në Biella, në Novara e Perugia.
Imazhet e siguruara nga videot e sigurisë në vila kanë ndihmuar policinë italiane në identifikimin e tyre, shkruan ora.
Ndër objektet e grabitura janë orë të shtrenjta, flori, para kesh, autovetura, pajisje elektroshtëpiake dhe veshje.