Kreu i Shtetit Shqiptar ka vlerësuar partneritetin strategjik me Italinë dhe falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në proceset e integrimit euro-atlantik të vendit.
Kryeminsitri i Italisë Giuseppe Conte, zhvilloi një takim me Presidentin, Ilir Meta. Takimi mes tyre ka qenë ka qenë pa praninë e medias dhe sipas zyrës së Presidentit, Kreu i Shtetit Shqiptar ka vlerësuar partneritetin strategjik me Italinë dhe falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në proceset e integrimit euro-atlantik të vendit.
Më tej bëhet me dijes e Meta ka thënë se “ndjek me shumë vëmendje të gjithë debatin mbi vendimin që do të merret në Samitin e 17-18 tetorit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shpresojmë që qasja realiste e çeljes në parim të negociatave, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të mbështetet nga të gjitha vendet anëtare”.
Presidenti i Republikës vlerësoi faktin se Italia mbetet një nga partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë. Gjithsesi, vijoi Presidenti, ne konsiderojmë që ka ende shumë mundësi për t’u përdorur në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare. Në veçanti, presim një prani më të madhe të investitorëve italianë në Shqipëri, tha ai. “Një urë e fuqishme bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona, janë komuniteti arbëresh dhe emogracioni shqiptar në Itali”, është shprehu Ilir Meta.