Një 60-vjeçar u arrestua nga policia e Kurbinit, pasi u kap me një pistoletë pa leje në banesë. Po ashtu gjatë kontrollit, iu gjetën të fshehur edhe 15 fishekë.
"Specialistët për parandalimin dhe hetimeve e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, pas informacioneve të marrë nga qytetarët se një person mbante të fshehur armë zjarri në banesë, kanë organizuar menjëherë punën ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin M.N. 60 vjeç, banues në Shkopet Kurbin.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, i është gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e proves materiale një armë zjarri pistoletë pa leje dhe 15 fishekë", sqaron policia.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për vepren penale " Armëmbajtje pa leje".