Përgjegjësi i Zyrës së Kadastrës Tropojë është goditur me grushte nga një qytetar, i cili është vënë në pranga për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin A.Gj., 63 vjeç, banues në fshatin Llugaj. Arrestimi i tij u bë pasi për shkak të detyrës ka goditur me grushta përgjegjësin e Zyrës së Kadastrës Tropojë, shtetasin B.L. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale ‘Goditjet për shkak të detyrës’”, njoftoi policia.