Me urdhër të Prokurorisë së Bolonjës, autoritetet italiane kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm mega operacionin antidrogë, i cili ka shkatërruar një grup trafikantësh që transportonin lëndë narkotike nga Spanja në Itali.
Operacioni i shtrirë në territoret e provincave Bolonja, Ferrara, Modena, Vercelli, Ravena, Rimini, Matera, Rieti, Spanja, Barcelona, Vlorë e Shqipëri ka vënë nën pranga 18 persona shtetas shqiptarë, italianë e afrikano veriorë.
Janë sekuestruar 130 kg lëndë narkotike
Droga e tipit marijuanë e hashash trafikohej nga Spanja në Itali e më pas shpërndahej në tregjet italiane kryesisht në provincën bolonjeze.
Ndaj të arrestuarve rëndon dhe akuza e armëmbajtjes pa leje, e kërcënim i dhunshëm.
Hetimet kanë zbardhur se ky grup trafikantësh kishte një organizim të strukturuar kriminal ku çdo anëtarë kishte detyra të caktuara për trafikimin e drogës.
Në operacion morën pjesë rreth 200 forca policore, skuadra ajrore e policisë së shtetit e reparti i qeneve nuhates./ora/