'Edvin Xibraka dhe Taulant Bego Yaris me të katra për në Bruksel/ Rrofshin kushtet, negociatat u hapën'

E mërkurë, 16 October 2019 17:17

Kushtet nuk na i vendosën vendet anëtare, por i vendosëm vetë. Ky është mashtrimi i rradhës i kryeministrit Edi Rama pas dështimit të rradhës. 

Kështu shkruan në një reagim të tijin në rrjetet sociale ish kryeministri Sali Berisha.

 

Sipas tij, "dyshja famëzeze Edvin Xibraka dhe Taulant Bego Yaris u nisën me të katra për në Bruksel për te brohoritur nga Brukseli se kushtet nuk na i vune të tjerët, ato i kërkuam vet dhe rrofshin kushtet, negociatat u hapën".

 

“Nga Brukseli rrenat duken më të embla. Ndaj o burra në Bruksel për të mashtruar shqiptarët se kushtet nuk na i vunë të tjerët por i vura vet!

Miq, dyshja famëzeze Edvin Xibraka dhe Taulant Bego Yaris u nisën me të katra për në Bruksel për te brohoritur nga Brukseli se kushtet nuk na i vune të tjerët, ato i kërkuam vet dhe rrofshin kushtet, negociatat u hapën.

Nga Brukseli rrënat duken më të embla!”, shkruan Berisha në postimin e tij më të fundit.

Image

 

© SYRI.net

Login to post comments