Një i ri, punëtor në Bypassin e Fierit, ka humbur jetën këtë të mërkurë, konfirmuan burime zyrtare nga policia. I riu Mateo Koza është goditur nga një “Rrul” që ngjesh asfaltin, sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia.
“Sot rreth orës 16:15, në Bypassin e Fierit, në afërsi të fshatit Pojan, shtetasi K.N, 41 vjeç, banues në Memaliaj, duke drejtuar mjetin tip ‘Rrul’ që ngjesh asfaltin, ka goditur shtetasin M.K, 18 vjeç, banues në Tepelenë (punëtor) i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme”, njoftoi policia.