Grida Duma: Rasti "Tahiri", hapi i parë për reformën në drejtësi

Tuesday, 17 Prill 2018 15:50

Nuk dihet ende se cila do të jetë trupa negociatore në hapjen e negociatave BE-Shqipëri.

Por, deputetja e PD-së Grida Duma është shprehur se mungesa e eksperincës së trupës negociatore do të çonte në dështimin e fillimit të negociatave.

“Gjëja më e rendësishme nga çelja e negociatave është monitorimi i sistemit të drejtësisë. Rasti Tahiri duhet të merret seriozisht nga qeveria, është hapi i parë për reformën në drejtësi”, u shpreh më tej Duma.

Mes të tjerash ajo shtoi se Shqipëria me negociata të çelura është sinjal kredibiliteti për investitorët. Një sinjal për investime të huaja të cilat duhen shfrytëzuar.

“PD nuk i intereson mos hapja e negociatave. Shqetësimi më i madh është se në rast se nuk hapen negociatat gjëja e parë që do të bëntë Rama do thoshte e keni fajin ju”, u shpreh deputetja.

Gjatë fjalës së saj Duma tha se përgjegjës për hapjen e negociatave është qeveria.

“Opozita siguron monitorim të mëtejshëm ku ka shkelje dhe si ndiqet procedura e shkeljeve. Monitorimi nga BE është në favor të opozitës.

Opozita çeljen e negociatave e konsideron si një lajm shumë të rëndësishëm”, u shpreh ajo.

Login to post comments