Sa kushton makina e Ramës, që paguhet me taksat e popullit

Tuesday, 17 Prill 2018 16:19
Edi Rama Edi Rama

Qeveritarët e një vendi ku lulëzon krimi dhe korrupsioni janë shumë herë më të pasur se qeveritarët e një vendi, ekonomia e të cilit listohet e pesta në botë.

Kancelarja gjermane Angela Markel udhëton me një Audi A8, luksoze dhe të blinduar që kushton 250.000 euro, por Gjermani cilësohet si vendi me ekonominë më të fortë në Bashkimin Evropian.

Ndërsa Kryeministri Rama udhëheq vendin më të varfër në Europë, por makina që përdor kryeministri është më e shtrenjta në të gjithë hapsirën europiane, dhe paguhet me taksat e një populli që renditet për nga varfëria edhe më keq se vendet afrikane. Kjo makinë ka kushtuar plotë 64.902.000 lekë të reja (me TVSH).

Vetë Rama e ka shpallur fituesin e tenderit të makinës.

FORMULARI I NJOFTIMIT TË FITUESIT

Data: 19.12.2017
Për: Loti I: “Blerje autoveturë për Gardën e Republikës”, Operatorin ekonomik “CLASSIC” shpk, me adrese: Autostrada Tiranë-Durrës, km 1, rruga dytësore godina nr. 8, Kashar Tiranë.
Loti II: “Blerje Foristradë për Gardën e Republikës”, Operatorin ekonomik “HYUNDAI AUTO ALBANIA” shpk, me adrese Autostrada Tiranë-Durrës, km 1, godinë 4 kate, Kashar Tiranë.
Procedura e prokurimit: Procedurë e Hapur
Përshkrim i shkurtër i kontratës:
Blerje Automjete për Gardën e Republikës me fond limit 62,277,988 (gjashtëdhjetë e dy milion e dyqind e shtatëdhjetë e shtatëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e tetë) lekë pa TVSH. ndarë në dy lote si më poshtë:
Loti I: “Blerje Autoveturë për Gardën e Republikës” me fond limit 59,278,513 (pesëdhjetë e nëntë milion e dyqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e pesëqind e trembëdhjetë) lekë pa TVSH.
Loti II: “Blerje Foristradë për Gardën e Republikës” me fond limit 2,999,475 (dy milion e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë pa TVSH.
vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit.
Publikime të mëparshme (nëse zbatohet): Buletini i Njoftimeve Publike20.11.2017 nr.46
Kriteret e përzgjedhjes së fituesit: çmimi më i ulët X oferta ekonomikisht më e favorshme
Njoftojmë se, kane qenë pjesëmarrës në procedurë këta ofertues me vlerat përkatëse tëofruara:
Për Lotin I: “Blerje Autoveturë për Gardën e Republikës” me fond limit 59,278,513 (pesëdhjetë e nëntë milion e dyqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e pesëqind e trembëdhjetë) lekë pa TVSH.

“CLASSIC” shpk me NIPT J91909004J me ofertë ekonomike 54,085,000 (pesëdhjetë e katër milion e tetëdhjetë e pesë mijë) lekë, vlera pa TVSH.
“HYUNDAI AUTO ALBANIA” shpk me NIPT K62420006T, me ofertë ekonomike 58,406,000 (pesëdhjetë e tetë milion e katërqind e gjashtë mijë) lekë, vlera pa TVSH.
“MERR TAXI” shpk me NIPT L12422008S me ofertë ekonomike 57,212,360 (pesëdhjetë e shtatë milion e dyqind e e dymbëdhjetë mijë e treqind e gjashtëdhjetë) lekë, vlera pa TVSH.
“PORSCHE ALBANIA” shpk me NIPT K51914014P, me ofertë ekonomike 58,145,000 (pesëdhjetë e tetë milion e njëqind e dyzetë e pesë mijë) lekë, vlera pa TVSH.
Për Lotin II: “Blerje Foristradë për Gardën e Republikës” me fond limit 2,999,475 (dy milion e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë pa TVSH.
“HYUNDAI AUTO ALBANIA” shpk me NIPT K62420006T, me ofertë ekonomike 2,728,000 (dy milion e shtatëqind e njëzetë e tetë mijë) lekë, vlera pa TVSH.
“PORSCHE ALBANIA” shpk me NIPT K51914014P, pa ofertë ofertë ekonomike.
Janë s’kualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:
Për Lotin I: “Blerje Autoveturë për Gardën e Republikës” me fond limit 59,278,513 (pesëdhjetë e nëntë milion e dyqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e pesëqind e trembëdhjetë) lekë pa TVSH.
“MERR TAXI” SHPK me nr. NIPTI L12422008S me ofertë ekonomike 57,212,360 (pesëdhjetë e shtatë milion e dyqind e e dymbëdhjetë mijë e treqind e gjashtëdhjetë) lekë, vlera pa TVSH.

Nuk plotëson pikën 2 të pikës 2.2 (Kapacitetit ekonomik dhe financiar), tek Kriteret e Veçanta për Kualifikim të Shtojcës 8 të DT, pasi rezulton se nuk plotëson vlerën mesatare të xhiros vjetore për vitet 2015- 2016.
Nuk plotëson pikën 1 të pikës 2.3 (Kapacitetit teknik), tek Kriteret e Veçanta për Kualifikim të Shtojcës 8 të DT, pasi nuk ka paraqitur dëshmi për furnizime të mëparshme të ngjashme.
Nuk plotëson pikën 5 të pikës 2.3 (Kapacitetit teknik), tek Kriteret e veçanta për Kualifikim të Shtojcës 8 të DT, pasi dokumenti i paraqitur i emërtuar “attachment dimennsions pictures” i mallit i paraqitur nga ky operator ekonomik nuk pasqyron të dhënat teknike të mallit të kërkuara në shtojcën 10 të DST .
Nuk rezulton të ketë paraqitur ofertë teknike, ku të deklarojë mallin me të cilën oferton dhe të dhënat teknike të tij.
Për Lotin II: “Blerje Foristradë për Gardën e Republikës” me fond limit 2,999,475 (dy milion e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë pa TVSH.
“PORSCHE ALBANIA” SHPK me nr. NIPT K51914014P, pa ofertë ekonomike.
Nuk ka paraqitur asnjë prej dokumenteve të kërkuara në DT.
Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë:
Për Lotin I: “Blerje Autoveturë për Gardën e Republikës” me fond limit 59,278,513 (pesëdhjetë e nëntë milion e dyqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e pesëqind e trembëdhjetë) lekë pa TVSH.

Operatorin ekonomik “CLASSIC” shpk me numër NIPTI J91909004J dhe adrese:Autostrada Tiranë-Durrës, km 1, rruga dytësore godina nr. 8, Kashar Tiranë, se oferta e paraqitur, me një vlerë të përgjithshme prej 54,085,000 (pesëdhjetë e katër milion e tetëdhjetë e pesë mijë) lekë pa TVSH është identifikuar si oferta e suksesshme.
Për Lotin II: “Blerje Foristradë për Gardën e Republikës” me fond limit 2,999,475 (dy milion e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë pa TVSH.
Operatorin ekonomik “HYUNDAI AUTO ALBANIA” shpk me nr. NIPT K62420006T, dhe adrese Autostrada Tiranë-Durrës, km 1, godinë 4 kate, Kashar Tiranë se oferta e paraqitur, me një vlerë të përgjithshme prej 2,728,000 (dy milion e shtatëqind e njëzetë e tetë mijë) lekë, vlera pa TVSH është identifikuar si oferta e suksesshme.
Rrjedhimisht, jeni të lutur të paraqisni pranë autoriteteve kontraktore përkatëse sigurimin e kontratës, siç parashikohet në dokumentet e tenderit, menjëherë nga dita e marrjes/publikimit të këtij njoftimi.
Në rast se nuk pajtoheni me këtë kërkesë, ose tërhiqeni nga nënshkrimi i kontratës, do të konfiskohet sigurimi i ofertës suaj (nëse është kërkuar) dhe kontrata do t’i akordohet ofertuesit vijues në klasifikimin përfundimtar, siç parashikohet në nenin 58 të Ligjit nr.9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.
Njoftimi i Klasifikimit është bërë në datë 07.12.2017
Ankesa: jo

 
 
Modifikuar më Tuesday, 17 Prill 2018 18:41
Login to post comments