Gjykata e Kavajës ka vendosur detyrim paraqitje për Marsida Qatjan, kërkesë e prokurorisë së këtij rrethi.
Ndërkohë Prokuroria e cila e ka marrë në hetim shtetasen Qatja, ka kërkuar edhe pasaportën e saj pas informacioneve se mund të largohej nga Shqipëria. Gjithashtu, në Prokurori, mësohet se Qatjas i është kërkuar të mos flasë më në media për ngjarjen pasi është person që ka dijeni dhe mund të rrezikojë hetimet.