Një shqiptar 56-vjeçar është goditur për vdekje nga një makinë sot në Bari, teksa po kalonte në këmbë rrugën. Bëhet fjalë për Asqeri Banin, i cili ka humbur jetën në vend.
Sipas rindërtimit të incidentit, një makinë arriti ta shmangte pa e goditur shqiptarin në rrugë, por makina që vinte pas saj e goditi.
Përplasja ka qenë fatale, duke e lënë shqiptarin të vdekur në vend. Ngjarja ka sjellë bllokim të rrugës.
Sipas mediave italiane, disa ditë më parë, i njëjti person u shpëtua teksa endej në rrugën Bari-Bitritto.