Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim, ambasadorin e ri të Zelandës së Re Anthony George Simpson.
"Ndonëse gjeografikisht larg- thotë Meta- Shqipëria dhe Zelanda e Re ndajnë të njëjtat vlera dhe vizione për demokracinë"
Ilir Meta: Kënaqësi të takoja sot Ambasadorin e ri të Zelandës së Re, z.Anthony George Simpson, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Shqipëria dhe Zelanda e Re, ndonëse gjeografikisht larg, ndajnë të njëjtat vlera dhe vizione për demokracinë, zhvillimet ndërkombëtare e multilateralizmin, çka përbëjnë një bazë të fortë për forcimin e miqësisë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve e popujve tanë.
Theksuam rëndësinë e rritjes së kontakteve ndërmjet njerëzve dhe shfrytëzimin e potencialeve për një bashkëpunim më të madh në fushat e ekonomisë e tregtisë.