Piktori e bëri Shqipërinë shtet që të mos e duan edhe shqiptarët

Premte, 18 October 2019 12:52

Nga Kim Mehmeti / 


Shqipëria nuk është e rrezikuar nga ambiciet e një Kryeministri që donë t’i kontrollojë të gjitha, por nga një ‘Piktor’ i dështuar dhe i frustruar që nuk mund ta kontrollojë vetveten.

Shqipëria u bë vend ku ka kush të vdes, por ku s’ka kush të të varrosë sepse aty është e turpshme të turpërohesh dhe pse thuajse çdo gjë në atë vend funksionon sipas logjikës: “Të gjithë qelbësirat tona, kundër plehut të tyre”.

Po pra, Shqipërinë nuk e dëmtojnë armiqtë e jashtëm, por patriotët e brendshëm të ‘Rilindjes’, të cilët atë e shohin si lopë të cilën duhet ta ushqejë populli, e ta mjelin ata.

Dhe Shqipëria nuk vuan pse ajo nuk ka njerëz të ndershëm e të vlefshëm, por pse në atë vend, më e nderuar dhe më e paguar është një dele që për çdo natë del në televizor, se sa një mësues fshati që ka në dorë ardhmërinë e vendit.

Në Shqipëri kurrë nuk do ketë zgjedhje të parakohshme, sepse aty çdo gjë është e jashtëkohshme dhe nuk i takon as të sotmes, as të ardhmes e as të shkuarës, por pashpresës.

Dhe problemi i Shqipërisë nuk janë vetëm elitat e gjithëllojshme tona të korruptuara, por edhe të gjithë ne që nuk shohim se mëmëdheu është shndërruar në një atelie ku ‘Piktori’ i ndërron brekushet e veta dhe ku prej moti e ka hapur ‘ekspozitën’ e pandjeshmërisë sonë të turpshme ndaj fatit kolektiv.

Andaj, problemi më madhorë i Shqipërisë nuk është pse atë nuk e do Evropa, por pse ‘Piktori’ e bëri atë shtet që të mos e duan edhe shqiptarët.

Dhe andaj Shqipëria do vazhdojë të mbetet vend kryesisht i banuar nga të pakënaqurit, por të cilët nuk e kanë kuptuar se pakënaqësia dhe revolta që nuk shndërrohet në veprim, përfundojnë ose në vajtim, ose në nënshtrim, se aty ku pakënaqësia mbetet vetëm lotëderdhje dhe vuajtje e heshtur, njeriu ose pajtohet të jetojë me të keqen, ose ndërmerr atë që bëjnë të rinjtë e mëmëdheut: ikin nga hapësirat ku sundojnë vrastarët e shpresës, ku fatin e të ndershmëve e përcaktojnë hajdutët dhe kriminelët dhe ku, njerëzit pajtohen që të keqen e sotme, ta arsyetojnë e ta mbulojnë me fatkeqësinë e djeshme!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...