NASA bëri histori të premten në mëngjes kur astronautet Christina Koch dhe Jessica Meir dolën jashtë Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor për të zëvendësuar një karikues baterie të dëmtuar.
Ecja në hapësirë vetëm me astonautet femra është e para në llojin e saj "në historinë njerëzore", tha agjencia amerikane e hapësirës. Ecja filloi në orën 7:38 të mëngjesit.
Astronautja Koch ishte e para që doli nga Stacioni Ndërkombëtar me një litar të kuq të bashkangjitur me kostumin e saj.
Meir pasoi shpejt, me një qese me vegla ndërsa doli nga stacioni në orën 7:49 të mëngjesit.
Ecja historike përreth orbitës jashtë laboratorit në hapësirë bëhet disa muaj pasi një ecje tjetër me astronaute femra u anulua sepse NASA nuk kishte kostume hapësinore në masën e duhur. Ecja e sotme është paralajmëruar si një hap i madh përpara për agjencinë në një kohë kur NASA vazhdon të punojë për të nënvizuar kontributet e grave.
Në një konferencë për mediat para ecjes 5-orë e gjysmë, Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine tha se agjencia do të vazhdojë përpjekjet për të dërguar "burrin tjetër dhe gruan e parë" në Hënë deri në vitin 2024.