Aktualisht, stoku i dosjeve që pritet të trajtohen ka kapur numrin 126. Gjatë këtyre muajve, kalimi “në filtër” i kandidatëve që garojnë për t’u ulur në Gjykatën Kushtetuese u ka përkitur anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). Ndërsa, tanimë gjendemi brenda afatit 30 ditor, ku dy institucionet e emertesës, Presidenca dhe Kuvendi duhe të shprehen mbi listën gjashtë emërore që dorëzoi KED-ja, ku bënin pjesë: Arta Vorpsi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Besnik Muci, Marsida Xhaferrllari, Regleta Panajoti.
Në këtë listë, përfshihen edhe kandidatë që vazhdojnë të kenë probleme me vettingun. Kështu përshembull, Besnik Muçi, prokuror i Krimeve të Rënda, u kualifikua nga vetting, por çështja e tij u apelua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA). E njëjetë është situate edhe në rastin e gjyqtares Regleta Panajoti. Ndërsa, për një tjetër kandidate, Marsida Xhaferrllari, vettingu dha një vendim të mëdyshur: as konfirmim dhe as shkarkim nga detyra.
Në këto kushte, pritet që organet e emertesës të vendosin për vetëm tre kandidatë, të cilët do të ulen në vendet vakante të GJK-së, ndërkohë që gara ishte e hapur për katër vende.