Posta e Laprakës ka rënë pre e një grabitjeje pasditen e sotme.
Shuma e grabitur është rreth 30.000 të reja, bënë me dije burime zyrtare nga policia e Tiranës.
“Rreth orës 15:50, në rrugën ‘Dritan Hoxha’, tek blloku Gintash, në postën Nr.7, një person akoma i paidentifikuar dyshohet se i kanë marrë nën kërcënimin e një thike rreth 30.000 lek punonjëses së sportelit të postës”, shtuan të njëjtat burime.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit si dhe janë ngritur pika kontrolli e po vijon kontrolli i zonës, njoftoi Policia. Gjithashtu po punohet për sekuestrimin e pamjeve filmike.