Dalin dokumentat/ Vijojnë skandalet brenda “Rilindjes”! Gent Cakaj, tender 170 milionë për përkthim nga anglishtja

Saturday, 26 October 2019 11:07

Ministria e Jashtme, është institucioni ku të gjithë punonjësit duhet të kenë njohur shumë të mira të gjuhës angleze. Por që pas ndryshimit të ligjit në vitin 2016, për shërbimin e jashtëm, të gjitha punësimet tashmë janë politike, dhe jo sipas karrierës.

Kjo ka bërë që militantë dhe joprofesionistë, pa asnjë gjuhë të huaj, analfabetë, të punësohen në Ministrinë e Jashtme. Masivisht këto punësime, u evidentuan gjatë kohës së Ditmir Bushatit, ndërkohë Ministri aktual Gent Cakaj, vijoi të punojë me ta.

Madje, ata që janë në Ministri, nuk janë të aftë as të përkthejnë legjislacionin e Bashkimit Europian, dhe për këtë arsye, Gent Cakaj ka menduar të përdorë lekët e takspaguesve, për një punë që duhet ta bënte Ministria e tij.

Gazeta Shqip ka siguruar dokumentet e një tenderi të bërë nga ministria që menaxhon Cakaj. Kjo ministri ka bërë procedurat e tenderit me objekt “përkthim i legjislacionit të Bashkimit Evropian”. Fondi për këtë tender ka qenë 140 milionë lekë pa TVSH (me TVSH rreth 170 milionë).

Pra, plot 170 milionë lekë me TVSH, do të përdoren për përkthim nga shqip-anglisht apo anasjelltas, në një kohë që kjo Ministri ka të punësuar plot përkthyes.

Nuk mungojnë as dyshimet për këtë tender, pasi në garë ka qenë vetëm një firmë. Dhe, kjo firmë ka fituar me 99 % e vlerës së këtij tenderi. Sipas dokumentit që disponon Gazeta SHQIP, fituese ka dalë firma “ALBA GLOBAL GROUP” shpk. Ajo ka ofruar 13.875.922 lekë pa TVSH (me TVSH 16.651.107 lekë).

Pra, buxheti i shteti nuk do të ketë plot 166 milionë lekë të vjetra, të cilat fare mirë mund të shkonin për ndërtimin apo rikonstruksionin e një çerdhe apo kopështi, apo qendre shëndetësore.

Ne do të vijojmë të ofrojmë transparencë për fondet publike, si menaxhohen dhe a i shërbejnë interesit të taksapaguesve.

2.png1.png

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...