Christofer Hill në Tiranë: BE e plotë kur të jetë edhe Ballkani Perëndimor, rruga ka shumë sfida përpara

Saturday, 26 October 2019 11:15

Ish-Ambasadori i SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Christofer Hill, i pranishëm në samitin e Paqes për Europën Juglindore deklaroi se paqja është e vështirë për t’u arritur, por përgëzoi punën e popujve të Ballkanit perëndimor gjithë këto vite.

“Paqja është e vështirë për t’u arritur në disa anë. Ajo është diçka të cilën të tërë e kemi ëndërruar, por besoj se e kuptojmë që paqja nuk është mungesa e luftës. Ajo nënkupton edhe një lloj strukture marrëdhënie mes njerëzve, të mënyrës sesi një person respekton pikëpamjet e tjetrit. Veçanërisht nuk ka qenë e lehtë në Ballkanin Perëndimor kur kam ardhur në Shqipëri përherë të parë në  vitin 1991, 28 vjet më parë, por duket si një kohë shumë e gjatë përpara. Atëkohë kishte një sistem qeverisje që ishte aplikuar në disa vendeve.  Të tërë e dimë që paqja varet nga njerëz të ndryshëm të cilët mblidhen sëbashku në respekt të njëri tjetrit. Banorët e Ballkanit kanë mijëra vjet ë luftojnë. E dëgjojmë shpesh dhe kjo është e pavërtetë sepse popujt e Ballkanit kanë dalë nga kjo e kaluar luftarake dhe kanë krijuar komunitete që mendoj se janë zilia e pjesë të ndryshme të botës, të cilët nuk janë ende të krijojnë këtë sens komuniteti si në Ballkan”, tha Hill.

Hill risolli në vëmendje edhe vendimin e BE-së për negociatat. Ai theksoi që rruga është akoma e hapur, megjithatë do të ketë sfida. Sipas Hill, BE do të jetë e plotë kur t’i bashkohet edhe Ballkani Perëndimor.

“Ballkani po përpiqet të jetë pjesë e BE. Mendoj se të tërë këtu e dimë zhgënjimin e kohëve të fundit për shtyrje të negociatave me BE. E ndiej vetë këtë zhgënjim. Rruga për të ecur vazhdon të jetë e hapur, vazhdon të jetë e kalueshme, por do të ketë sfida përsëri. Jam shumë i bindur që ky udhëtim që popujt e Ballkanit kanë nisur është udhëtim që i ka ndihmuar popujt për kohë të vështira. Skam dyshim që nuk do të ketë vërtetë Europë të lirë dhe të plotë pa bashkimin edhe të Ballkanit Perëndimor në të”, tha Hill

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...