Bashkimi Evropian ka rënë dakord për shytjen e Brexit deri më 31 janar, duke i dhënë Mbretërisë së Bashkuar mundësinë që të zgjidhë mosmarrëveshjet brenda vetes.
Lajmi është njoftuar nga presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.
Tusk bëri njoftimin përmes mediave sociale, duke konfirmuar se liderët e BE-së ishin pajtuar me kërkesën e Mbretërisë së Bashkuar, me vendimin që pritet të ‘zyrtarizohet përmes një procedure formale’ më vonë.
Masa vjen pasi ligjvënësit në Mbretërinë e Bashkuar përgatiten të votojnë në orët e vona të së hënës propozimet e kryeministrit Boris Johnson për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme më 12 dhjetor.