Banorët e ‘Unazës së Re’ nuk e kanë ndaluar protestën e tyre edhe në mbrëmje, pavarësisht fitores së paradites përballë Gjykatës ku u arrit lirimi i disa protestuesve që mbaheshin të ndaluar.
Gjatë fjalës së tij, përballë protestuesve, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu u shpreh se: ‘Banorët arrestohen çdo ditë por askush nuk arrestohet për mega aferën korruptive tek Unaza e Re.
Qytetarët në burg ndërsa Jorgo Toto vazhdon të shijojë luksin e parave të vjedhura.
Rama i ka shpallur luftë demokracisë duke sulmuar institucionin e protestës ndërsa arreston qytetarët thjesht se flasin kundër këtij regjimi.
Rama la Shqipërinë pa gjykata, e la vendin pa Parlament, pa drejtësi dhe e la Shqipërinë pa Europë, pasi BE i tha JO Edi Ramës dhe jo qytetarëve shqiptarë.
Ndaj tani është momenti të largojmë këtë bandit që ka vjedhur institucionet me paratë e bandave të krimit.’