Kush është oficeri i Forcave Speciale që humbi jetën pasi kreu testimet fizike

Tuesday, 29 October 2019 14:05

Një nënoficer i Forcave Speciale të Kosovës, i cili punonte në batalionin e reagimit të shpejtë në Mitrovicë ka vdekur sot pasi ka kryer testimet fizike.

Vdekjen e 47-vjeçarit është konfirmuar për Gazetën Express nga zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala.

Bëhet e ditur se i ndjeri Baki Ejupi, 45-vjeçar, ka vdekur pas testimeve fizike.

Mësohet se ai është me prejardhje nga Podujeva, mirëpo punonte ne batalionin e reagimit të shpejtë në Mitrovicë.

Kapteri Baki Ejupi, ka lindur më 08.05.1974 në fshatin Sekiraqë - Komuna e Podujevës.

Ai ka shërbyer me përkushtim të madh në Brigadën e Reagimit të Shpejtë të Batalionit të Tretë në Mitrovicë, që nga themelimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Baki Ejupi qysh herët iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Brigada 152, ndërsa me krijimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, ka shërbyer në Zonën e Pestë të TMK-së.

Kapter Baki Ejupi, pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

Image

 

Modifikuar më Tuesday, 29 October 2019 14:25
Login to post comments