Ndarja nga jeta e Adelajda Xhamanit ka prekur jo vetëm familjarë e miq por edhe shqiptarë kudo ishin, për shuarjen e saj të parakohshme nga kjo botë. Miqtë e saj sot kanë postuar të gjithë nga një foto me të ndjerën, duke i shprehur gjithë dhimbjen e madhe dhe boshllëkun që ka lënë ikja e Adelajdës. Përveç Eraldo Rexho i cili ishte miku i shtrenjtë i Adelajdës, një tjetër dedikim ka ardhur dhe nga mikesha Isida Mollaymeri, në statusin e së cilës janë bashkuar dhjetëra artistë të cilët shprehën ngushëllimet për humbjen e madhe.