Çifti Flora dhe Xhemal Kalemaj nga Levani, të cilit pak vite më parë i grabitën 100 milionë lekë dhe një makinë “Benz” kanë hedhur akuza ndaj gjykatave në Fier dhe në Vlorë, për shkak të zvarritjes së çështjes.
“Po na vonojnë me qëllim seancat gjyqesore”- kështu është shprehur ditën e sotme për Fax News Floresha Kalemaj.
Ngjarja e ndodhur me 29 maj te 2017 dhe akoma çështja zvarritet nëpër dyer e gjykata. Kjo ngjarje mban në burg dy persona Renaldo Latifi dhe Xhuljano Muça dy të rinjtë të akuzuarit kryesore të cilët qëllimisht nuk dalin para drejtësisë. Sipas Kalemajt çdo gjë bëhet në mbrojtje të të akuzuarve.
Ngjarja ndodhi në fshatin Levan të Fierit më 29 maj të vitit 2017, ndërsa pak kohë më parë u arrestuan si të implikuar shtetasit Renaldo Tafili, 22 vjeç, dhe Xhuljan Muça, 24 vjeç, të dy banues në fshatin Levan.
Më herët, çifti Kalemaj iu ka bërë atyre thirrje të bashkëpunojnë me drejtësinë dhe të tregojnë se ku i kanë fshehur paratë.
Çifti Kalemaj akuza gjykatave Fier dhe Vlore