Greqia është lëkundur sërish këtë të martë nga një termet me madhësi 4.2 i shkallës Rihter. Mediat greke konfirmojnë lajmin për tërmetin, i cili goditit rajonin e Kretës në orën 13:01 minuta.
Sipas tyre, epiqendra e tërmeti ishte në det, 38 kilometra në veri të Iraklio (rajon i Kretës).
Sakaq, thellësia e tërmetit ishte pak më shumë se 60 kilometra. Nga të dhënat e para, nuk raportohet për pasoja në njerëz.