Një aksident ka ndodhur në Devoll, ku një makinë ka përplasur një grua për vdekje. Mësohet se një makinë tip “Benz” ka përplasur 75-vjeçaren Gj.H., teksa po kalonte rrugën.
Policia ka vënë në pranga shoferin e automjetetit, 35-vjeçarin me iniciale V.H.
“Në vijim të informacionit paraprak datë 29.10.2019, informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V.H, 36 vjeç, banues në Sul, pasi në rrugën Bilisht-Miras, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen Gj.H, 75 vjeçe, banuese në Poloskë, e cila më pas ka gjetur vdekjen në Spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.