Që pas vdekjes të prindërve, 17-vjeçarja Elona Shuli, kujdeset e vetme në Siri për Suhejdin, djalin e saj 3-vjeçar të lindur atje si dhe për 2 motrat Ermën, Jusrën dhe vëllnë e vogël, Ibrahimin.
Situata në kampin Al Hawl është përkeqësuar me futjen e forcave te shtetit islamik të Sirisë dhe Irakut, megjithatë Elona u tregon familjarëve se vazhdojnë të jenë në dorën e autoriteteve kurde, ndërsa ISIS po u afrohet.
“Dëgjo, këtu nuk kam asnjë adresë që të flas me kryeministrin, po patët ju aty ma jepni të flas unë me të dhe e dyta e punës thuaj nënës nuk mund të flas dot me telefon se gjendja këtu është e rrezikshme. Mos u bëni merak, elhamdulillah do flasim çfarë do ndodh”, – ka thënë Elona Shuli.
Siç dëgjohet në audion e siguruar nga Top Channel, 17-vjeçarja, pavarësisht vështirësive, përpiqet të gjejë mënyrën për t’u kthyer në vendlindje; duke i kërkuar vetë qeverisë t’i largojë sa më parë nga terrori që po jetojnë. /TCH