Palmer: Vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian

E Enjte, 31 October 2019 14:38

I dërguari i posaçëm i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer riafrimoi mbështetjen e fuqishme të SHBA-së për proceset integruese

Pas takimit me kryeministrin Zaev, zyrtari i lartë amerikan tha se do t’i porosit partnerët evropian se vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian.

"E riafirmuam mbështetjen e SHBA-së për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe perspektivën evropiane. Kjo është diçka që e thamë qartë këtu në Shkup, ndërsa do të vazhdojmë ta themi qartë edhe tek partnerët tanë evropian" – deklaroi Palmer, SHBA.

Palmer, deklaroi se SHBA pret që vendi së shpejti të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s. Ai nënvizoi edhe rëndësinë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës.

"Vazhdojmë ta mbështesim Marrëveshjen e Prespës e cila është e rëndësishme për stabilitetin e rajonit dhe do të vazhdojmë ta mbështesim zbatimin e saj – u shpreh zyrtari amerikan.

Kryeministri Zaev siç bëjnë të ditur nga Qeveria ka njoftuar zyrtarin e lartë amerikan për proceset reformuese, marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfqinjësore. Gjatë qëndrimit tre ditor në Shkup, Palmer takoi krerët shtetërorë si dhe liderët politik. Ai në Shkup takoi edhe ambasadorët amerikan në Ballkanin Perëndimor me të cilët siç tha ka diskutuar për çështjet rajonale, raporton Alsat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...