Kokainë dhe heroinë, kush janë shqiptarët e arrestuar në Raguza

E Enjte, 31 October 2019 17:27

Një operacion i gjerë antidrogë i ndërrmarrë nga policia italiane në Raguza, ka vendosur në pranga 10 persona, midis të cilëve edhe shqiptarë.

Rrjeti kriminal përbëhej ndër të tjera edhe nga italianë, tunizianë dhe algjerianë.

Trafiku i drogës përdorej për të furnizuar kryesisht kryeqytetin krahinor Ragusa si dhe disa bashki në provincën e tij, duke përfshirë Marina di Ragusa, Santa Croce Camerina, Donnalucata dhe Vittoria me marijuanë, hashash, kokainë dhe heroinë.

Mediat italiane shkruajnë se përpos arrestimeve, policia po heton dhe më gjerë, për persona të dyshuar të përfshirë në këtë trafik të drogave të forta.

Në këtë operacion të koduar  “Country Hide”, morën pjesë 50 karabinierë.  

Të akuzuarit akuzohen për tregti droge, por edhe për vjedhje, të kryera në disa ferma lokale. Të arrestuarit kishin krijuar gjithsej 4 banda, me anëtarë të etnive të ndryshme dhe vepronin në komuna të ndryshme të Raguzës.

Shqiptarët e arrestuar janë Mesar Ruçi 44 vjeç i cili është shoqëruar në burg si edhe Francesko Liko 26 vjeç, Artur Liko 26 vjeç të cilët do të qëndrojnë në arrest shtëpie.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...