Telefonata për ndihmë alarmon policinë, pasi sulmoi fqinjin, autori u sulet efektivëve me sëpatë. Në banesë mbante …

Premte, 01 November 2019 14:44

Nje telefonate per ndihme dhe mberritja e policise ka parandaluar pershkallezimin e nje konflikti mes dy bashkefshatareve

Autori, qe me pare kishte sulmuar bashkefshararin, duke i thyer me gure xhamat e shtepise, u eshte kunderpergjigjur edhe efektiveve, duke iu sulur me sepate.

 

Gjatë kontrollit të banesës, iu gjetën e sekuestruan 22 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, si edhe një sasi municionesh luftarake.

NJOFTIMI 

Nga një telefonatë është kërkuar ndihma e Policisë, pasi në fshatin Taç Lart, dy shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, ku nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasi B.A., 36 vjeç, banues në këtë fshat, për motive të dobëta, ishte konfliktuar me bashkëfshatarin e tij shtetasin R.M., 66 vjeç, të cilit, i kishte dëmtuar me gurë xhamat e banesës dhe më pas ishte larguar me shpejtësi.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë drejtuar për tek banesa e 36-vjeçarit, ky shtetas ka bërë rezistencë duke i ka kanosur për shkak të detyrës efektivët, me një sopatë. Policia ka neutralizuar autorin dhe ka vijuar me veprimet e mëtejshme proceduriale duke ushtruar kontroll në banesat në pronësi të B.A., dhe babait të tij shtetasit F.A., 64 vjeç, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

Një sasi prej 22 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 69 copë fishekë luftarakë, si dhe 1 sopatë.

Shtetasi B.A., (i dënuar më parë për “Dhunë në familje”) u arrestua në kushtet e flagrancës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës”, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj babait të tij shtetasit F.A, për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Login to post comments