FSHF përmes një njoftimi në faqen zyrtare bën me dije se ndeshja e femrave mes Vllanzisë dhe Apolonisë do të shtyhet.
Kjo ndeshje ishte programuar të luhej në datën 3 nëntor në orën 19:00, në “Arenën Kombëtare”.
Shkak për këtë është bërë rimbjellja e fushës për periudhën e dimrit dhe pas konsultave me kompaninën greke që merret me mirëmbajtjen e tapetit u vendos që ndeshja të spostohej.
Ky takim do të luhet të dielën e 10 nëntorit dhe FSHF bën me dije e biletat e shpërndara mund të përdoren në këtë datë.