Policia e Tiranës “bën kërdinë”, 2 mijë gjoba brenda 2 ditësh

Saturday, 02 November 2019 14:24

Policia Rrugore Tiranës ka vendosur mbi 2 mijë gjoba, vetëm dy ditët e fundit, për shkelje nga më të ndryshmet, duke nisur nga falsifikimi i dokumentave, mospasja e rripit të sigurimit e deri tek drejtimi i mjetit në gjendje të dehur.

Kontrollet policore kanë prioritet parandalimin e aksidenteve dhe gjatë tyre janë konstatuar shkelje aq sa flagrante dhe të rrezikshme.

Si rezultat i kontrolleve të shërbimeve të Policisë Rrugore:

23 shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës, nga të cilët 7 në gjendje të dehur, 15 të pa pajisur me leje drejtimi dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Gjithashtu, janë pezulluar 47 leje drejtimi, nga të cilat: 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit,

22 për shpejtësi mbi normat e lejuara që varionte nga 155km/h deri në 175 km/h,

2 për mos bindje ndaj shenjës së ndalimit,

5 për largim nga vendi i aksidentit

2 për shkelje të tjera.

Gjobat

-Proceduar me masë administrative 287 drejtues mjetesh për mos përdorim të rripit të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit.

-123 drejtues motomjetesh për mos përdorim të kaskës mbrojtëse.

-122 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve.

-42 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

-57 drejtues mjetesh të pasiguruar dhe certifikuar teknikisht.

-562 mjete dhe drejtues mjetesh, për ndalim pushimi dhe qëndrimi.

-Verifikuar 46 ankesa të adresuara nga qytetarët nëpërmjet Komisariatit Dixhital dhe forma të tjera, në funksion të të cilave janë vendosur 67 masa administrative, kryesisht për parkime të gabuara.

-Si dhe janë vendosur 789 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...