Policia e Vlorës ka zbuluar një mashtrim dhe një inskenim pas denoncimit të rremë të një të 29-vjeçari nga Kosova. Ai kishte denoncuar vjedhjen e makinës luksoze me vlerë 180 mijë euro por me sa duket ka gënjyer.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi G.H, i cili ndodhej prej disa ditësh me pushime në Vlorë, kallëzoi se i kishin vjedhur automjetin tip “Mercedes Benz S Class 63 AMG”, menjëherë filluan hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Hetimet zbuluan se e gjitha ishte një inskenim.
“Në vijim të ngjarjes ku më datë 31.10.2019, shtetasi G.H, i cili ndodhej prej disa ditësh me pushime në Vlorë, kallëzoi se i kishin vjedhur automjetin tip ‘Mercedes Benz S Class 63 AMG’, menjëherë filluan hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Nga hetimet e kryera, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve bënë zbardhjen e plotë të ngjarjes, ku ka rezultuar se shtetasi G.H ka bërë kallëzim të rremë para organeve të policisë për arsye se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë kanë dashur ta shesin automjetin në fjalë për qëllime përfitimi. ‘Mercedes Benz S Class 63 AMG’ i vitprodhimit 2019, shtetasi G.H., e kishte blerë në Gjermani me këste nga një kompani. Ky automjet kap vlerën 180 000 €uro (njëqind e tetëdhjetë mijë euro) nëse do të shitej sipas planit të bashkëpunëtorëve të mësipërm. Në përfundim të veprimeve, u bë ndalimi i shtetasit G.H., 29 vjeç, nga Kosova por me banim në Gjermani, si dhe u shpallën në kërkim dy shtetasit e tjerë, italiani M.C dhe tjetri nga Kosova F.H. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprat penale ‘Vjedhja’ e kryer në bashkëpunim dhe ‘Kallëzimi i rremë'”, njoftoi policia.