Shqipëria si Palermo e 1990

Saturday, 02 November 2019 17:28

Pak muaj më parë duke konsumuar kafen e pasdites në një lokal në mes të qytetit të Elbasanit u vra me një plumb në kokë avokati Ravik Gurra. Ngjarja tronditi jo vetëm opinionin publik, qytetarë të thjeshtë por edhe avokatë, gjyqtarë , prokurorë dhe inspektorë të policisë. Krimi kishte ngritur dorën mbi sistemin e drejtësisë dhe organeve ligjore. Ai nuk e kishte më frikë shtetin. Kanë kaluar 8 muaj nga ajo ngjarje e rëndë dhe asgjë nuk është zbuluar.

Deri në këtë vrasje Shqipëria po kalonte një periudhë të errët të krimit mafioz. Vrasjet, ekzekutimet mafioze, atentatet kanë qenë kryefjala e lajmeve në vend. Shqipëria ndodhej nën kthetrat e krimit dhe situata duket se është jashtë kontrollit për Policinë e Shtetit. Pavarësisht se qeveria dhe ministria e brendshme propagandojnë për shtim të forcës goditëse ndaj krimit dhe një polici në krye të detyrës, shifrat e regjistruara deri tani tregojnë krejt të kundërtën. Prej fillimit të vitit e deri në vrasjen e  avokatit numri i të vrarëve arrinte në 19.

Sot, 8 muaj më pas, situata jo që nuk është përmirësuar, por ajo vjen duke u përkeqësuar. Një prokuror i cili po hetonte një dosje të vështirë, të vjedhjes së pronave ën qytetin bregdetar të Durrësit u godit me breshëri automatiku, fatmirësisht është gjallë. Prej 4 javësh prokurori Arjan Ndoja ishte vendosur mes dy “zjarreve” , nga njëra anë krimi dhe në anën tjetër shteti. Kryeministri Rama e sulmoi nga foltorja e parlamentit prokurorin pse kishte guxuar të hetonte një skandal të tjetërsimit të pronave dhe kishte kërkuar arrestimin e  kreut të hipotekës dhe në anën tjetër, zëvendës kryeministri Erion Braçe i bënte shantazh sa në sallën e gjyqit aq edhe nga foltorja e Kryeministrisë. Një situatë e paprecedentë.

Po kush ka ngritur armët ndaj njerëzve të drejtësisë? Sigurisht bandat e shpërndara dhe të fuqizuara në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ato janë bërë të papërmbajtshme, qarkullojnë miliarda euro, para nga droga. Asnjëherë krimi nuk është më i fortë se shteti, por tashmë në Shqipëri ai është futur deri në pozicionet më të larta qeverisëse. Krimi po merr çdo pronë, është fitues në tenderat me PPP dhe ka marrë fuqinë të caktojë deputetë, ministra dhe drejtorë në të gjitha hallkat ku i duhet për ta shërbyer. Policia është e pafuqishme t’i arrestojë pasi Ministri i Brendshëm i ka braktisur , prokuroria është e pafuqishme t’i hetojë pasi kryeministri u mban mbi krye hanxharin e  vettingut.

Por cili do të jetë fundi? Historia është e freskët për raste të ngjashme. Italia fqinjë e përjetoi këtë fazë në fundin dhe fillimin e viteve 1990. Bandat u forcuan aq shumësa dolën jashtë kontrollit dhe eliminuan njëra tjetrën dhe pasi bënë këtë shënjestruan sistemin e drejtësisë, median dhe politikën. A të jetë krimi në këtë rrugë edhe në Shqipëri? Atentati i 1 nëntorit ndaj prokurorit është rasti i dytë brenda vitit që bandat shkrepën armën ndaj drejtësisë, kush e ka radhën pas kësaj?/ REDAKSIONALE

Modifikuar më Saturday, 02 November 2019 21:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...