VIDEO/ Kur Edi Rama sulmonte policin e kërcënuar nga Redian Rraja

Tuesday, 05 November 2019 16:26

Redjan Rraja u arrestua sot si atentator i dyshuar i prokurorit Arjan Ndoja, por kur ai përmendej më parë nga oficeri i policisë Emiljano Nuhu se e kishte kërcënuar, Edi Rama e linçonte këtë të fundit publikisht.

Redjan Rraja del edhe në kallëzimin që ka bërë ish-oficerit i policisë në Komisariatin e Fushë-Krujës Emiliano Nuhu për çështjen e Xhisiela Malokut,. Në këtë denoncim Nuhu tregon se ka komunikuar me Redian Rrajën nëpërmjet mesazheve dhe më pas edhe fizikisht në një lokal diku te Unaza e Re afër ‘Astrit’, ku është kërcënuar me jetë.

Por, ndërsa polici tregonte këto probleme që haste në kuestin e tij për të provuar abuzimet e Rexhep Rrahjes, djalit të deputetit të PS, mbi Xhisiela Malokun, Rama e quante ‘horr’ dhe se nuk do t’i ndahej këmba këmbës. Shikoni videon:

Video

Login to post comments