Arrestimi i të afërmit të deputetit të PS-së, Berisha: Rraja i partisë zbatoi urdhrat e Ramës

Tuesday, 05 November 2019 17:31

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar arrestimin e Redjan Rrajas, në cilësinë e njërit prej autorëve të dyshuar të atentatit të javës së shkuar, ku mbeti i plagosur prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, shoferi i tij, Andi Maloku dhe Landi Muharremi (Aleksandër Laho), i njohur si “i forti i Sukthit”.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebbok”, Berisha shkruan se Rraja, i afërm i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rrahja, ka zbatuar urdhrat e kryeministrit Edi Rama.

Më tej, Berisha sjell  në vëmendje çështjen e bujshme “Xhisiela”, ku ishin të implikuar i ndaluari i ditës së sotme dhe kushëri i tij, Rexhep Rraja, i cili kishte një lidhje dashurie me denoncuesen e kërcënimeve.

REAGIMI I BERISHËS
Rraja i partise zbatoj urdherat e Edvin Mafise!
Miq, sot u arrestua nje nga kriminelet, Redjan Rraja, anetar i klanit famoz kriminal te partise Rraja, i cili akuzohet se kishte gishtin ne shenjestren e caktuar nga Edvin Mafia kunder prokurorit Ndoja. Per t’u njohur me mire se cili eshte Redjani i partise po ju rikujtoj biseden, kercenimin e tij te oficerit Emiljano Nuhu, i cili denoncoi sjelljen shtazore, sadiste te djalit te kreut te klanit mafioz Rraja, deputetit te Edvin Mafise, Rexhep Rraja. Ne bisede Redjoni i Edvin Mafise sipas procesverbalit te dosjes i thote oficerit Nuhu se ketu ne Fushe Kruje ligjin e bejne Rrajat dhe jo policia. Miq, diten e atentatit nxora statusin se eleminimin prokurorit Ndoja e donte Edvin Mafia per shkak te Kepit te Rodonit.

Rraja eshte vetem njeri nga vrasesit e partise qe implikon Edvin Mafine.

Te shohim per te tjeret?! sb

Komunikimi në Whats App:
Ora 17:30 Nuhu lë komisariatin. Duke u kthyer nga puna në Ëhatsapp i vjen një mesazh:
-Jam Redjan Rraja. Ti ishe sot që more në pyetje Xhisiela Malokun?

Emiljano Nuhu: Po unë isha.
Redjan Rraja: Çfarë ke me ne që po krruan kurrizin?
Emiljano Nuhu: Nuk kam asgjë po bëj punën e shtetit
Redjan Rraja: Ku je të vij të të takoj pak nga afër
Takimi në lokal me Rrajat.
Më pas ne procesverbal tregon dhe bisedën e bërë në lokalin ‘Rich Mond’, ku ndodhi takimi mes tyre, ku ndër të tjera nipërit e deputetit i kanë thënë se në Fushë Krujë ligjin e bëjnë ata dhe jo ai.

Statusi:
“Eleminimi i prokurorit Ndoja lidhet me interesa direkt te Rames dhe mafies se tij ne Kepin e Rodonit.
Policia prej 10 ditesh e kishte ne “mbrojtje” prokurorin armik te Edvinit!
Akuza te renda per Edvin Mafine per atentatin kunder prokurortit Ndoja! sb
Doktorr prokurori Ndoja esht viktime e mafjes se kepit te Rodonit me ne krye vet Edi Ramen. Ai prej me se 10 ditesh ishte ne mbrojtje te shkalles me te larte te policise e cila me sa duket kishte marre detyre te realizoj “masen ekstreme”
qe njoftoj vet Edi Rama ne paralment prandaj ju keni shume te drejte kur shkruani se atentatin e beri mafja qevetitar,kjo situate nuk mund te vazhdoje me keshtu !Kryebanditi me mekembesin e tij lilipud kercenimet qe bene para dy javeve i realizuan me atentatin sot.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...