Basha tregon ndryshimin e tij me Ramën. 120 milionë euro që paguhen në vit për koncesionet, duhet të shkojnë për modernizmin e arsimit

Tuesday, 05 November 2019 17:53

Basha: Arsimi duhet të jetë prioriteti i çdo kombi që synon përparim. Siç është rinia sot, do të jetë vendi nesër. Vendet e përparuara mbështesin arsimin parauniveristar me buxhet në rritje. Shqipëria është i vetmi vend, ku nuk ndodh kjo. Buxheti është pasqyra e qeverisjes, por këta ende nuk e kanë publikuar. Po ju tregoj një shifër që është rrënqethëse: 120 mln euro janë planifikuar vetëm për koncesionet, 10 apo 12 të tilla. Do të mjaftonin 70 milionë euro për të bërë një revolucion total për universitetet dhe arsimin e lartë. Me vetëm 35 mln euro do të mund të financonim tarifat për studentët që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta. Të njëjtën shumë ne do të dedikojmë për infrastrukturën, dixhitalizimin, trajnimin e pedagogëve, sjelljen e pedagogëve të huaj, trajnimin profesional sipas modelit gjerman - gjysma e kohës në fakultet, gjysma në praktikë. Në planin tonë, për 10 mijë më të mirët, ne do të paguajmë stazhin për 1 vit. Ja ku do t’i çoja unë dhe qeveria ime këto para sot dhe ja ku i ccon kjo qeveri. 120 milionë euro i marrin 6-7 njerëz, që janë vjedhje të pastra. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të ndryshojë menjëherë cilësinë e universiteteve shqiptare. Por kjo qeveri zgjedh t’ua japë këto para disa oligarkëve dhe lë rininë në mëshirë të fatit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...