Nga të qenit Perandor në fushë në të bërit pjesë e një perandorie jashtë saj, hapi për Adrianon nuk ka qenë kaq i vështirë. Ish-qendërsulmuesi i Inter ka nisur një aventurë të re në botën e futbollit, këtë herë jashtë kuadratit të lojës: Adriano është drejtori i ri i shitjeve të Adidas në Brazile e do të marrë pjesë në koordinimin e eventeve për prezantimin e uniformave të reja të Flamengo e San Paolo, skuadra në të cilat ka milituar.
Larg nga fushat prej kohësh, Adriano është bërë me shpejtësi një ikonë me postimet e tij në Instagram e kjo e ka shtyrë Adidas ti ofrojë këtë mundësi në një terren plotësisht të panjohur. I pari event me Adrianon të impenjuar në rolin e tij të ri do të kryhet në San Paolo.