Mjeku që denoncoi koncesionin e sterilizimit, i bashkohet 50 mijë firmave për ndryshimin e sistemit

Tuesday, 05 November 2019 18:33

Mjeku urolog Artan Koni, videoja e të cilit theu rrjetin (mbi 200 mijë shikime në You toube) pas denoncimit që i bëri vjedhjes skandaloze me koncesionin e sterilizimit, për të cilin qeveria i ka dhënë privatit mbi 10 milionë euro, i është bashkuar një inisiative mbarëvendore për ndryshimin e sistemit zgjedhor të Nisma Thurrje.

Koni është bërë pjesë e një videoje promocionale për zgjedhje parlamentare me lista të hapura duke argumentuar se nëse qytetarët nuk reagojnë kur shohin që buxheti i tyre i përbashkët vidhet, ata nuk mund të kenë të drejtën të ankohen për mundesën e të drejtave.

Ndonëse turi i “Nisma…” ka mbledhur deri më tani afro 50 mijë nënshkrime qytetare në një fushatë të financuar po nga njerëzit e thjeshtë, partitë kryesore politike si në pushtet si në opozitë duket se nuk e kanë në planet e tyre të afërta heqjen dorë nga monopoli i kryetarëve për të caktuar vetë kandidatët për parlament.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Login to post comments