11 vjeçari shqiptar, Alvin Berisha, kryefjala e mediave në vend dhe jo vetëm javëve të fundit, sipas burimeve të besueshme është shpëtuar nga kampi famëkeq “Al Howl”, në Siri, pranë kufirit me Turqinë.
Ai tashmë ndodhet në një vend të sigurt, por ende brenda territorit sirian.
Sipas burimeve që citon Abc News, shpëtimi i 11-vjeçarit është bërë i mundur nga “Kryqi i Kuq ndërkombëtar” dhe “Gjysmehëna Siriane”.
Por, përmes disa komenteve të bëra në profilin e tij tnë Facebook, babai i Alvnit, Afrim Berisha, shprehet se, ende janë në negociata me palën kurde për ta nxjerrë djalin nga zona e kontrolluar prej tyre.
Sipas tij, ende nuk ka mbaruar çdo gjë, pasi po presin disa dokumente që ushtria kurde ta lejojë Alvinin të dalë prej zonës së kontrolluar prej tyre.