Policia e Lezhës ka arrestuar një 40 vjeçar, të shpallur në kërkim për veprat penale ‘Vrasja e mbetur në tentativë’ dhe ‘Armëmbatja pa leje’. Mësohet se shtetasi me iniciale A. P., 40 vjeç, në tetor të këtij viti ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin M. F.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë.
Kapet nga shërbimet e Policisë Rrugore një person, i shpallur në kërkim për veprat penale "Vrasja e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbatja pa leje".
Në zbatimin e planit të masave për kapjen e personave në kerkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në kërkim po levizte me mjet në aksin e vjetër Zejmen-Lezhë, Policia Rrugore e Lezhës, në bashkëpunim më shërbimet e Komisariatin të Policisë Lezhë ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
P., 40 vjeç, banues në Kolsh, Lezhë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në tetor të vitit 2019, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin M. F.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.