Legjenda, Michael Schumacherit prej gati 6 vitesh po kurohet pas aksidentit të tij tragjik në sportin e skisë. Ndërkohë gjatë kësaj kohe bashkëshortja e tij është kujdesur që të fsheh gjithçka nga kurimi i tij nëpër spitale.
Ndërkohë sëfundmi ish-menaxheri i Michael Schumacher, Willi Weber ka çuditur të gjithë me pretendimin se gruaja e Schumacherit, Corinna po fsheh gjithë të vërtetën, për plot 6 vjet nga aksidenti i tij.
Sipas Willi Weber, Corrina po mundohet të mbajë gjithçka të fshehtë që e vërteta mos i dal në pah.
Teksa ka dhënë një intervistë për një dokumentar gjerman ai ka thënë: Unë e di se Schumacher është goditur keq, por për fat të keq nuk e di se çfarë përparimi po bën. Fatkeqësisht Corinna më ka ndaluar ta shoh. Ajo ndoshta ka frikë se unë do ta shoh çfarë po ndodh dhe do ta bëj të vërtetën publike. Unë besoj plotësisht në shërimin e Michael sepse e di se ai është një luftëtar. Nëse ka një shans, ai do ta përdorë atë, ky nuk mund të jetë fundi. Unë lutem për të dhe jam i bindur që do ta shohim atë sërish”.