Mëngjesin e sotëm janë gjendur eshtrat e një shqiptari në Korfuz të Greqisë. Mësohet se eshtrat e varrosura u gjetët nga një banor i zonës, që punonte me traktor.
Sakaq, pranë eshtrave është gjetur pasaporta e një 35-vjeçari shqiptar, i cili ishte deklaruar i humbur që në prill të 2018.
Policia po heton mundësinë për përfshirje kriminale, si dhe ka nisur nga puna për ekzaminimin e kufomës.