Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e një gruaje të larguar nga banesa ditën e djeshme.
Diana Bullari, 44 vjeçe, banuese në Cërrik ka ardhur tek vajza e saj, e cila banon në lagjen Nr.13 Plazh dhe është larguar.
Është rreth 1.65 cm e gjatë me flokë të zeza(pak të thinjura) dhe ka të veshur një xhaketë ngjyrë të zezë, këmishë ngjyrë lejla me zinxhir, një palë pantallona ngjyrë blu dhe këpucë ngjyrë të verdhë.
Nga deklarimet e familjarëve rezulton se shtetësia e mësipërme vuan nga probleme të shëndetit mendor.
“Duke ju falënderuar çdo qytetar është i lutur të telefonojë në numrin 0694110217 për çdo informacion”, njofton Policia.