Presidenti i republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar për raportin e KE-së, për rekomandimin për hapjen e negociatave mes BE-së dhe vendit tonë.
Kreut të shtetit shqiptar rekomandimi i KE-së ju dorëzua nga ana e ambasadores së BE-së në vendin tonë Romana Vlahuti.
Menjëherë pas marrjes së rekomandimit, Meta u shpreh se rekomandimi është nja kat inkurajues dhe i shumëpritur për të gjithë shqiptarët. Ndërsa shtoi se kjo është një dëshirë e përbashkët për tu drejtuar drejt BE-së.