Berisha bën krahasimin: Kulla Kristaq Rama dhe Molli i familjes shkatërruan stadiumin

Saturday, 16 November 2019 21:00

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një krahasim mes “Arenës Kombëtare” dhe projektit të parë të stadiumit. Duke nxjerrë në pah shifrat dhe kapacitetin, Berisha shprehet se kryeministri Edi Rama dhe familjarët e tij ngritën pasuri me projektin përfundimtar të stadiumit.

“75 milion euro me 21.000 vende stadiumi Vellezerit Xibraka kundrejt 35 milion euro stadiumi Kuq e Zi kombetar me 33 mije vende. Krahasoni vete. Kulla Kristaq Rama dhe Molli i familjes shkaterruan stadiumin dhe ngriten pasurine familjare te Klanit Xibraka! sb”, shkruan Berisha në një postim në rrjetet sociale, ku publikon edhe fotot e dy projekteve.

Login to post comments