Të rinjtë po kthehen në ‘vrasës’ sapo hipin në timon, flasin sociologët

Saturday, 16 November 2019 21:06

Ditët e fundit jemi tronditur nga ngjarje me pasoja fatale, ku kryesisht janë përfshirë adoleshentë.

Përplasja e makinës me 5 te rinj që ktheheshin nga një festë ditëlindje, në fshatin Bërzhitë, përfundoi me dy 17 vjeçare të vdekura, në timon ishte një adoleshent pa patentë.

“Adoleshentët nuk kanë frikë, duan të arrijnë gjithçka, me çdo mënyrë. Kanë guxim të paparë, nuk kanë frikë edhe nga vdekja. Ata që duhet të ndikojnë në vetëpërmbajtjen e tyre në kultivimin e normave, e asaj që është e lejuar dhe asaj që ndalohet, janë prindërit dhe mësuesit. Është e papranueshme, që një prind, i jep makinën fëmijës, që nuk ka patentë, aq më tepër, që e di se ai do të shkojë në një festë dhe mund të konsumojë alkool dhe lëndë narkotike.

 

Ky prind lan duart dhe nuk mban përgjegjësi për fëmijën e tij. Nëse këta heqin dorë,atëherë ne kemi larë duart dhe do t’i lëshojmë e do shohim në shoqërinë tonë, ngjarje akoma më të rrezikshme, akoma më tragjike, dhe fatkeqësisht edhe me humbje jete”, ka thënë Gëzim Tushi, Sociolog për t.ch.

Sociologët thonë se adoleshentët kanë kërkesa maksimale, sidomos kur flitet për dhe dëshirat e tyre trupore, kërkesa për t’u veshur për t’u dukur, për të konsumuar alkool, duhan e drogë. Ajo që kanë detyre prindërit është të ndikojnë për t’ua frenuar, për t’i zbutur e ndihmuar.

“Më shumë se janë të rrezikshëm, adoleshentët janë të rrezikuar edhe nga brenda, nga zhvillimet e tyre fizike dhe mendore, por të rrezikuar edhe nga jashtë, nga kjo atmosferë shoqërore. Edhe ata janë në çekuilibërm dhe kanë nevojë për ndihmë. Mendoj se duhet te ndryshojmë sistemin e komunikimit me adoleshentët, metodat e vjetra kanë marrë fund, me adoleshentët vetëm mund të merresh vesh, dhe në qoftë se mendojmë se do ta mposhtim me forcë, dhune dhe mjete drastike, të jeni të sigurtë, se dështimi është i plotë.

Adoleshentët e sotëm nuk janë si ata të djeshmit, as institucionet e as familja, me pushtet absolut mbi ta, kjo për shkak të demokratizimit dhe liberalizimit të marrëdhënieve. Rritja e kuotave të edukimit qoftë nga prindërit qoftë nga mësuesit është çelësi i suksesit këshillojnë sociologët.

Login to post comments