Një ngjarje e rëndë sapo është raportuar nga Lazarati, në Gjirokastër. Mësohet se një biznesmene është dhunuar nga persona të paidentifikuar.
“BalkanWeb” mëson se viktimë e dhunës ka rënë shtetasja Lavdije Buzheri nga Kordhoca. Gruaja është transportuar në spital dhe mësohet se ka dëmtime në kokë.
Ndërkohë, policia po punon për të zbardhur ngjarjen.